Vllaznia ne futboll per femra vazhdon e sigurte rrugen e saj drejt sukseseve te rradhes ne futbollin shqiptar. Ajo e ka nisur vitin 2023 me tre fitore ne shifra te thella ndaj kundershtareve te saj ne ndeshjet e vlefshme per Kupen e Shqiperise.

Por ajo qe po spikat ne keto ndeshje te para, eshte fakti qe stafi teknik eshte duke e aktivizuar si titullare edhe futbollisten e re, 17 vjeçaren Klaudia Borci. Ajo sebashku me Arlinda Kodren (nuk ka luajtur ne keto ndeshje per shkak te nje demtimi) konsiderohen lojtaret e perspektive dhe klubi po investon tek ato.

Jo me kot, ato kane debutuar edhe ne ndeshjet e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve te Europes, duke perjetuar emocione te medha ne sfidat kundrejt ekipeve te tilla si Çelsi, PSG dhe Real Madrid.

Sot do te ndalemi ne kete shkrim tek futbollistja Klaudia Borci e cila po spikat me lojen dhe golat e saj ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise se ketij sezoni. Ne tre ndeshjet e luajtura deri me tani, e ka nisur si titullare nga minuta e pare dhe ka arritur te shenoje gola ne secilen prej tyre.

E ka bere kete gje ne dy sfidat e turit te pare ndaj Kukesit dhe e beri edhe dje ne ndeshjen gjysmefinale ndaj Partizanit, madje duke shenuar nje gol shume te bukur. Ka qene minuta e 18-te e ndeshjes kur mesfushorja Rrezona Ramadani ka krosuar bukur nga e djathta e sulmit shkodran dhe Borci me koke e ka derguar topin ne rrjete pas nje goditje shume te bukur.

Kuptohet qe Klaudia sapo e ka nisur rrugetimin e saj te suksesshem dhe me siguri qe ka per te ecur shume perpara. Ne fund te fundit e ka ne ekip shembullin qe duhet te ndjeke, Megi Doçin, e cila eshte edhe idhulli i saj. E ku ka me bukur qe te luash perkrah idhullit tend dhe te shenosh bashke me te, per nje Vllazni qe vazhdon te thyeje rekorde ne futbollin shqiptar te femrave.
Gjergj KOLA