Shkodra është shquar gjithmonë për njerëzit e veçantë, ata që kanë rënë në sy për pasionin e tyre për sportin dhe fushat e tjera të jetës. Ky qytet është shquar për shumë kampionë të mëdhenj në sporte të ndryshme por së fundmi, atij i është shtuar edhe një tjetër kampione.
Madje shumë e veçantë sepse bëhet fjalë për një kampione në një sport të ri dhe përpos kësaj, në një moshë jo të vogël. Bëhet fjalë për Ankela Carën, 42 vjeçe e cila është kampione në fuqi e Shqipërisë në sportin e poWerlifting.
Po çfarë është ky sport? I përket sporteve të forcës dhe tashmë ka edhe një kampionat kombëtar i cili organizohet nga
Federata Shqiptare e Bodybuilding & Fitness si dhe nga Shoqata Kombëtare “Powerlifting Albania”.
Dhe në këtë kampionat të organizuar disa muaj më parë, mori pjesë edhe shkodrania Ankela Cara e cila konkurroi në tre
disiplinat e këtij kampionati, pikërisht në squat, bench press dhe deadlift. Në secilën prej tyre realizoi nga tre
prova, të gjitha të kaluara me sukses dhe pikërisht duke ngritur 101 kg në squat, 55 kg në bench press dhe 120 kg në
deadlift.
Gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me kampionen duke i marrë një mendim edhe në lidhje me këtë sukses dhe Ankela ka
patur edhe dedikime të veçanta për këtë arritje.
“Falenderoj përzemërsisht për ndihmën e madhe gjatë stervitjes trejavore peshëngritesin Saimir Xhepa si dhe Indrit
Pultin. kolegun tim. Këtë fitore ia dedikoj familjes time por në veçanti babait tim, për shkak të mungesës së tij, por
e arrita këtë fitore si mundësi për ta bërë krenar atë dhe për të më parë nga lart. Kjo sepse çdo mbështetje dhe mësim
që kam marre nga ai, dha rezultatin e dëshiruar dhe suksesin e madh në këtë kampionat”- thotë Cara.
© shkodrasport.com