Futbollisti Zinho Vanheusden zhbllokoi rezultatin në ndeshjen ndërmjet Standard Liege dhe Club Brugge.

Mbrojtësi 19-vjeçar nuk iu gëzua golit pasi i shënoi skuadrës së tij, një autogol me të vërtetë qesharak.

Ai tentoi ta largonte topin nga zona e rrezikut, por rrëshqiti dhe gabimisht e ndëshkoi skuadrën e tij.

Club Brugge e fitoi me rezultat 4:0 ndeshjen kundër Standard Liege në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Pro Ligën Belge.