Italia është një nga vendet më të goditura nga Covid-19 dhe fqinjëve iu desh shumë kohë që të mendonin gjëra normale në jetë, siç është futbolli.

Pas kthimit në stërvitje, tani Federata Italiane dhe qeveria e këtij vendi prej ditësh negociojnë për të vendosur në lidhje me rinisjen e futbollit përtej Adriatikut.

Dhe lajmi i mirë ka ardhur. Ngërçi, që mbante peng vazhdimin e bisedimeve është zgjidhur dhe Ministria e Sportit ka aprovuar protokollin e propozuar nga ana e federatës.

Ministri Vinçenso Spadafora është bindur dhe pas negociatash të komplikuara është arritur edhe vendosja e date për rinisjen. 13 qershori është dita paraprake e vendosur, ndërkohë që pritet një vendim final në lidhje me këtë.

E sigurt është se futbolli italian nuk do të ndjekë shembullin e homologëve francezë dhe holandezë, por do të rinisë dhe fituesi do të vendoset në fushën e lojës. Lacio, Inter dhe Juventus janë në garë dhëmb për dhëmb për Serie A. Spektaktli po kthehet. /vipsoort/