Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Basania rigjen fitoren pas 4 muajsh. Trajneri Cecelia debuton me tre...

VIDEO/ Basania rigjen fitoren pas 4 muajsh. Trajneri Cecelia debuton me tre pikë në pankinën e saj

Trajneri Besart Cecelia debuton me fitore në pankinën e Basanias. Skuadra e tij ka arritur të mundë me një rezultat të thellë 6-0 Adriatikun në sfidën e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive të Bushatit.

Në këtë mënyrë kjo skuadër rigjen fitoren pas plot 4 muajsh. E fundit dhe në fakt e vetmja deri më sot ka qenë ajo e arritur ndaj Luzit më 18 tetor në shifrat 3-2. E sotmja padyshim që ka qenë e rëndësishme për shumë arsye dhe prandaj merr një rëndësi të veçantë.

Ka qenë pikërisht futbollisti Kufu ai që ka zhbllokuar rezultatin e kësaj ndeshje në minutën e 17-të. Një top i gjuajtur nga Kaçubela nuk zotërohet si duhet nga portieri mik dhe sulmuesi i Basanias përfiton duke e dërguar topin në rrjetë. Po ky lojtar në minutën e fundit të pjesës së parë do të shënonte një tjetër gol duke dyfishuar shifrat në favor të skuadrës së tij.

Në 45 minutat e dyta epërsia e vendasve do të thellohej edhe më shumë dhe si rrjedhojë do të shënoheshin edhe katër gola të tjerë. Një tjetër do të shënohej sërish nga Kufu që plotësoi tripletën e tij, ndërsa dy gola do të shënonte Vildan Kaçubela dhe një tjetër nga Kristian Toma.

Përfundimisht 6-0 për Basanian që me këtë fitore tashmë ka 10 pikë dhe përpos Adriatikut, ka lënë poshtë vetes edhe Gramshin dhe me ndryshimet e pësuara së fundi sigurisht që synon të ngjitet edhe më shumë në tabelën e renditjes.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments