15-vjeçarët e Akademisë Basania, e kanë mbyllur me fitore ndeshjen e prapambetur ndaj Brians, të luajtur ditën e djeshme.

Kjo përballje, për këtë grupmoshë, Basania-Brians, e luajtur në fushën sportive në Bushat, ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të skuadrës vendase.

Për ekipin e Basania, të drejtuar nga trajneri Gilman Lika, golat janë shënuar nga Hoxha, Shurbani, Uldedaj dhe Zefi. Golin e nderit për Brians e shënoi Bibaj në minutën e 51-të, të pjesës së dytë.

Kështu, me 5 fitore, 13 humbje dhe asnjë barazim, Basania U15 ka grumbulluar 15 pikë, duke u renditur në vendin e tetë të tabelës së klasifikimit, pas Brians, që është një vend më lart me 17 pikë.

Megjithatë, përveç rezultateve që ka arritur në ndeshjet e deritanishme, Basania U15 spikat për elementin me mjaft perspektivë që bën pjesë në këtë ekip.
Maringlen ZHIVANI