Lajmi per prishjen e stadiumit “Beselidhja” te Lezhes padyshim qe ka krijuar nje shqetesim tek komuniteti i futbollit ne kete qytet sepse eshte i vetmi impiant sportiv qe ekziston dhe pavaresisht premtimit se do te ndertohet nje stadium i ri ne nje vend tjeter, shume vete jane pesimiste.

Njeri prej tyre qe e ka kundershtuar nje projekt te tille eshte Klajti Reçi, trajner aktual i moshave ne FC Shenkolli dhe ish-trajneri i ekipit kombetar U11 rajonal. Ne nje reagim per “Shkodra Sport” ai do te shprehej:

“Nga portalet mora nje lajm se stadiumi i Beselidhjes do prishet dhe shpresoj qe te mos jete lajm i vertete.
Jo me kot ne foto gjendet dhe stadiumi 112 vjecar i Manchester United te cilin ne Angli e quajne “Teatri Endrrave” dhe gjate viteve eshte restauruar here pas heret, por jo te prishet se ai eshte historia e nje klubi te lavdishem dhe perkundrazi rrugen nga dhoma e zhveshjeve dhe deri ne fushen e lojes e kane ruajtu akoma ate te para 112 vjetve.

Stadiumi i Beselidhjes eshte kult, eshte monument kulture per ne qe kemi lindur dhe jemi rritur ne kete qytet, eshte nje nga kujtimet e bukura qe une kam kaluar aty qe femije. Aty luajten ikonat e futbollit lezhjan dhe u rriten kampionet e shumte te ketij qyteti e te shumesporteve, jane stervitur shume breza me endrren e madhe e cila e ka emrin “Beslidhja”.

Problemi i stadiumit jane keto pallate qe e kane rrethuar si kancer, problemi stadiumit nuk eshte as lulishtja dhe parkingu qe do ndertohet aty te cilet sa bukur dojne me i shite, aq me felliqesira duken sepse dojne vetem te pasurohen dhe mbi pasurine e tyre individuale nuk ju intereson asgje tjeter dhe kete e kane treguar se çfare i bane Lezhes nder vite me ndertime dhe sot hiqen dhe si politikan eose njerez te zote dhe me vlera te qytetit,

Ne te vertet jane derra qe ne vend te baltes shtrihen ne pasurine e tyre qe e kane vu duke demtuar qytetin.
Jam kundra prishjes se stadiumit dhe do dal ne proteste nese kjo gje do ndodhe. Ndoshta eshte veshtire t’ia dalesh kunder makinerise politike, por te pakten do jem aty te protestoj per brezat qe dhane gjithçka per sportet, do jem aty per stadiumin e lLavdishem te Beslidhjes dhe do jem aty per Beslidhjen”.
Gjon GJEKA