Bisnesmeni Almiro Gurakuqi, nje nga pretendentet per te blere Klubin e Futbollit Vllaznia, pasditen e sotme ka dhene nje konference per shtyp ne Shkoder.

I shoqeruar nga kolegu i tij Tedi Mula, mjeku i njohur ka bere te ditur se e ka ankimuar skualifkimin qe Autoriteti Shites i ka bere atij nga gara per te blere Vllaznine, si rrjedhoje e mosplotesimit te disa prej kritereve.

Gurakuqi ka argumentuar nje e nga nje kritet qe kane çuar ne kete skualifikim dhe ka pretenduar se i eshte bere e padrejte kjo gje.

Ai ka shpjeguar edhe arsyen pse ka ofruar shumen 458 milione leke te vjetra (pa tvsh) kur i eshte dashur te ofroje se paku shumen fillestare te nisjes se ankandit prej 507 milione lekesh.

Po ashtu ka dhene edhe argumentat e tjera duke thene se do ta kerkoje te drejten e tij deri ne fund ne te gjitha shkallet e deri ne Gjykate nese eshte e nevojshme.Por per me shume ndiqni me poshte ne kete video prononcimin e tij te plote…/SHKODRA-SPORT.COM/