Projekti i prishjes se stadiumit “Beselidhja” dhe zevendesimi i tij me parking e lulishte, ka sjelle nje reagim te madh tek komuniteti i futbollit ne Lezhe. Per shume prej tyre, eshte e papranushme nje gje e tille, per me teper kur ende nuk dihet se kur dhe ku do te behet stadiumi i ri.

Nje nga kritiket me te medhenj te ketij projekti te Bashkise se ketij qyteti eshte edhe ish- futbollisti i Beselidhjes dhe i kombetares shqiptare, Salvator Kaçaj i cili ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te shprehej keshtu ne lidhje me kete teme:

“Kjo është një marrëzi e zotërisë që drejton sot Bashkinë. Më duhet të risjell vëmendjen e publikut dhe sportdashësve lezhianë, kryesisht, që e gjithë bota përpiqet të hapë terrene sportive, fusha sportive, ndërsa këtu ndodh e kundërta. Kam marrë informacione ‘ogurzeza’, ku thuhet se zotëria në fjalë do ta kthejë stadiumin në një parking.

Është një marrëzi. Nuk do të ndodhë kurrë. Ai nuk ka as afat kohor, sepse me datën 14 maj do të shkojë në shtëpi, do të përgjigjet para organeve kompetente për të gjitha këto shkelje që po bën. Do të mblidhemi të gjithë, pasi është mundi dhe djersa e disa brezave në aneksin ku ai ka filluar ta bëjë këtë mërrëzi dhe do ta pengojmë këtë. Për sa i përket anës ligjore, besoj se ai e njeh ligjin e pushtetit vendor më mirë se cdo njeri tjetër, por po ia rikujtoj se cdo terren sportiv mund të tjetërsohet vetëm nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT).

Nuk është marrë një vendim i tillë, pasi kemi parë tabelën aty, gjë që tregon se ky veprim është i paligjshëm. Do të shohim të gjitha dokumentet e nevojshme dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut për këtë shkelje që ka bërë Bashkia Lezhë. Ky është një akt korruptiv i qëllimshëm, pasi autoriteti përkatës nuk ka dhënë leje ndërtimi. Kryetari i vetëshpallur i Bashkisë Lezhë, që është i zgjedhur me 6% të votave se ku është konsultuar me qytetarët për të marrë këtë vendim.

Ne gjithashtu do t’i dërgojmë letër dhe FSHF, për ta senzibilizuar për këtë marrëzi dhe akt kriminal për të tjetërsuar terrenet sportive dhe për të përfituar një grup njerëzish. Ky terren është një simbol i sportit lezhjan, simbol i brezave dhe të gjithë njerëzve që e duan Lezhën”.
Engjell GJOLAJ