Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Dëshira për gol ishte e zjarrtë deri në sekondën e fundit,...

VIDEO/ Dëshira për gol ishte e zjarrtë deri në sekondën e fundit, sprinti i Hakajt në golin e 5-të rrëmben zemrat e shkodranëve

Vllaznia e nisi me një ndeshje të çmendur Abissnet Superioren, teksa theu “mallkimin” në fushën e Laçit me një fitore 3-5.

Pavarësisht se ishin në avantazh, kuqeblutë nuk u ndalën as në sekondat e fundit të lojës. Atëherë kur kishin mbetur edhe pak çaste që arbitri ti frynte bilbilit, shkodranët shënojnë golin e 5 dhe mbyllin përfundimisht historinë e ndeshjes.

Edhe pse ishin luajtur 95 minuta lojë, dëshira për të ndëshkuar Laçin ishte e madhe. Kjo duket në sprintin e fuqishëm të Esin Hakajt për të dhënë më pas pasimin në golin e fundit të Vllaznisë.

Futbollisti 24-vjeçar duket se e ndjen fanellën e vendlindjes së tij, teksa në minutën e 96 rrëmben një top në gjysmëfushën e tij dhe nuk e ndal vrapin derisa gjen shokun e tij të skuadrës pranë zonës së Laçit.

Gjithashtu Hakaj u bë protagonist duke fituar një 11 metërsh për Vllazninë. Me këtë paraqitje ish-lojtari i Partizanit duket se e ka fituar menjëherë zemrën e tifozerisë shkodrane./sport- ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments