Zinedine Zidane është një nga emrat më të përfolur për të marrë vendin e Thomas Tuchel te Bayern Munich. Por diçka të tillë e sheh shumë ftohtë, ish-shoku i Zidane, te kombëtarja e Francës, Marcel Desailly.

Ish-mesfushori thotë se vetëm nëse bavarezët duan një ndryshim rrënjësor në ekip, atëherë të ulin Zidane në pankinë dhe të shpenzojnë para për të rregulluar skuadrën.

“Bayerni ka pak lojtarë që përshtaten me filozofinë e Zidane dhe skemën e tij 4-3-3. Klubi duhet të shpenzojë shumë para për të rregulluar skuadrën dhe për ta përshtatur me nevojat e trajnerit.

Pse mos ta bëjnë? Nëse te Bayerni duan realisht një ndryshim rrënjësor, kjo do të ishte mundësia e duhur”, është shprehur ish-mesfushori i Francës.