Pasditen e neserme do te luhet ndeshja e pare e turit te pare te Kupes se Shqiperise ne mes Flamurtarit dhe Vllaznise, sfide e cila do te luhet ne stadiumin e qytetit te Vlores.

Ne pamje te pare pritet te jete nje sfide interesante pasi edhe vlonjatet pavaresisht luajne ne kategorine e pare, por jane shprehur ne media se kane synime edhe ne kupe dhe per kete arsye do te kerkojne te fitojne dhe te kualifikohen ndaj Vllaznise.

Fakti qe do te ndeshen dy skuadra me shume emer te futbollit shqiptar, e ka shtuar interes per kete perballje, por nderkohe per tifozet shkodrane qe nuk do te kene mundesi te jene te pranishem ne stadiumin e Vlores, ka ardhur nje lajm i mire.

Ndeshja do te transmetohet nga platforma Tibo permes kanalit Oversport. Lajmin e ka konfirmuar vete ky kanal permes promos qe ka publikuar gjate dites se sotme. Qe do te thote se ndeshja do te transmetohet neser LIVE duke nisur nga ora 15.00 ne “Oversport”./SHKODRA-SPORT.COM/