Tashme nuk eshte me rastesi. Beselidhja e Lezhes ka mundur edhe Tiranen ne finale dhe eshte shpallur fituese e Kupes se Federates. Ndeshja eshte zhvilluar mbremjen e sotme ne sallen sportive “Goga” dhe eshte dominuar nga lezhjanet.

Si rrjedhoje ne fund kane qene ata fituesit e kesaj ndeshje duke merituar edhe kupen. Ne fund te takimit ka qene vete presidenti i Federates Shqiptare te Basketbollit Avni Ponari ai qe i ka dorezuar kupen kapitenit lezhjan.

Beselidhja ne kete menyre per here te pare ne historine e saj fiton nje trofe ne basketbollin e meshkujve. Ekipi eshte ringritur sezonin e kaluar ku beri mire ne kategorine e pare dhe fitoi te drejten per t’u ngjitur ne Superlige. Ajo e nisi sezonin me trofe. Mundi ne ndeshjen e pare Apolonine, me pas ne gjysmefinale kampionet e Teutes dhe sot ne finale Tiranen.

Ne sezonin e ri lezhjanet duket se do te jene pretendente serioz edhe per fitimin e dy trofeve te tjere, titullit kampion dhe Kupes se Shqiperise. Investimi i bere nga Bashkia Lezhe dhe donatoret, e ka shnderruar kete ekip ne pretendent, fale edhe 4 lojtareve amerikane qe kane blere dhe qe po rezultojne shume vendimtare.

Ky mbase do te jete nje paradokset e sezonit te ri, me Beselidhjen si pretendente dhe Vllaznine qe ndoshta do te luftoje per te qendruar ne Superlige. Te pakten nga çfare duket deri tani./SHKODRA-SPORT.COM/