Ditet kalojne dhe starti i kampionatit te kategorise se dyte po afron. Tek Murlani jane duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e pare dhe gjeja kryesore ne te cilen jane fokusuar drejtuesit e tij ka qene plotesimi i skuadres me lojtaret e duhur.

Stafi teknik eshte gjendur i papergatitur nga largimi i disa titullareve dhe per kete arsye, po punohet per zevendesimin e tyre me lojtare te tjere. Nderkohe, “Shkodra Sport” meson se ditet e fundit me ekipin eshte bashkuar edhe nje futbollist i ardhur nga Vllaznia.

Behet fjale per Enes Ramja. Ai ka qene pjese e ekipit Vllaznia U21, eshte vetem 19 vjeç dhe luan ne rolin e mesfushorit. Trajneri pepaj duket shume i kenaqur me kete perforcim dhe shpreson qe t’i beje shume pune.

Megjithate, Ramja nuk mjafton sepse duhen edhe lojtare te tjere dhe per kete arsye po punohet fort gjate kesja periudhe. KF Murlani kerkon te jete nje nga ekipet pretendente edhe ne sezonin e ri dhe per kete i duhen sa me shume lojtare cilesore ne dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/