Futbolli çdo dite e me shume eshte nje arme e forte per sensibilimin e njerezve per çeshtje te ndryshme dhe rastet kur sportistet kerkojne te leshojne mesazhet e tyre per to, jane te shumta.

Nje te tille kane dhene diten e sotme edhe futbollistet e shoqates “Bashkimi” ne Shkoder. Duke qene e diele dhe dite pushimi ngaqe ende nuk kane filluar kampionatet e moshave, te iniciuar nga trajneri Ervin Alushi ato kane marre nje inisiative shume interesante per te mbajtur paster mjedisin.

Per kete arsye, i jane drejtuar nje monumenti kulture siç eshte Ura e Mesit dhe kane pastruar gjithçka qe ka ndotur mjedisin. “Me kete projekt femijet sensibilizohen qe te mbajne sa me paster ambjentin qe i rrethon dhe te kujdesemi per monumentet e kultures”- shkruhet ne faqen e kesaj shoqate.

Ne fakt, “Bashkimi” na ka dhuruar shpeshhere inisiativa te tilla shume interesante dhe per kete arsye duhen veçuar nga te tjeret. Perveçse ne fushe, futbollistet e tij jane protagoniste edhe jashte saj dhe kjo padyshim qe i ben edhe me shume te vleresuar ata./SHKODRA-SPORT.COM/