Shqiperia U20 ka luajtur sot edhe miqësoren e dytë në turneun kroat, ku këtë radhë është përballur me ekipin vendas. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, i cili po ndërton skuadrën për edicionin e ardhshëm të eliminatoreve të Europianit, është mundur me të njëjtat shifra si pak ditë më parë nga Maqedonia e veriut, pasi ndeshja edhe sot u mbyll me rezultatin 3-1.

Trajneri Bushi e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Lilo, Smajli, Mitaj, Gjini, Goga, Ismajli, Frroku, Pajaziti, Berisha, Shpendi, Toçi. Siç shikohet, pjese e 11-shes titullare edhe ne kete ndeshje ashtu si ne te paren ndaj Maqedonise se Veriut, ka qene edhe futbollisti i Vllaznise Geralb Smajli.

Ai ka qene ne fushe deri ne pjesen e dyte kur eshte zevendesuar. Nderkohe ne kete pjese jane aktivizuar edhe dy futbollistet e tjere te Vllaznise, Flori Spahija dhe Antonio Delaj te cilet kane bere nje paraqitje pergjithesisht te mire duke i zgjidhur siç duhet detyrat e ngarkuara nga stafi teknik.

Ky turne i Shpresave ishte ideuar me kombëtaret e edicionit të ardhshëm pikërisht për të parë në veprim kandidatë potencialë për të veshur fanellën e kësaj përfaqësueseje dhe për momentin, bilanci i Shqipërisë me 2 gola të shënuar e 6 të pësuar, nuk jep shumë optimizëm.