Simone Inzagi po kalon një periudhë negative në krye të Interit. Zikaltrit kanë pësuar një tjetër humbje në kampionat dhe po lëshojnë terren në Serinë A. Situata nuk është aspak e qetë te Interi dhe trajneri ndjen rrezikun për një shkarkim të mundshëm.

Drejtuesit kanë nisur të piketojnë kandidatët e mundshëm për stolin e skuadrës dhe në listë gjendet edhe Paulo Souza.

Trajneri portugez ishte personi që një vit më parë i preu ëndrrën për në Botëror Kombëtares shqiptare, teksa Polonia e tij rrëmbeu atë fitore më 12 tetor në “Air Albania”.

Tashmë Souza është larguar nga drejtimi i përfaqësueses polake dhe pret gabimin e radhës së Inzagit për të përfituar nga situata.