Celtics B ka marrë një fitore kyçe në garën për titullin kampion te të rinjtë në Skoci. Një gol nga shqiptari Rocco Vata ka sjellë fitoren në transfertë ndaj East Stirlingshire. Do duhej një pasim milimetrik I saktë, me Vatën që përballë portierit në një pozicion të prirët, ka përshëndetur rrjetën.

Shpejtësia në lënien pas të kundërshtarit dhe goditja e saktë e mban Celtic B në garë për titullin, 10 pikë pas kryesuesve të Bonnyrigg Rose.

Forma e mirë e shqiptarit që luan për moshat e Irlandës është përshëndetur edhe nga presidenti i Shqipërisë. Ilir Meta njihet si fans i Celtics, teksa i bënë jehonë golit të shqiptarit.

“Duke ju uruar një fundjavë të qetë dhe të lumtur, ju përshëndes të gjithë miqtë e mi të dashur me këtë gol të mrekullueshëm të më të riut Rocco Vata. Krenar për sukesin e tij që forcon lidhjet mes shqiptarëve”, shkruan Meta. Kujtojmë se ende Vata nuk e ka vendosur me kë Kombëtare do luajë, teksa është ende 16 vjeç./newsport/