Nje ndeshje shume interesante eshte zhvilluar diten e sotme ne fushen sportive te Golemit, pikerisht “derbi” i 17 vjeçareve te KF Shkodra dhe “Djelmania shkodrane” e cila ne fund eshte fituar nga kjo e fundit me rezultatin 2-1.
Nje fitore me permbysje nga djemte e drejtuar nga trajneri Arber Shytani qe ka dhuruar shume emocione dhe qe i ka ngjitur ata tashme ne vendin e dyte te renditjes, ndersa KF Shkodra U17 ka zbritur ne vendi e trete pas kesaj humbje.
Takimi eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte teksa pavaresisht kushteve jo te mira te fushes, futbollistet e te dy ekipeve jane munduar te bejne me te miren e tyre ne kete ndeshje. Ne fillim ka qene KF Shkodra qe ka shenuar golin e pare me ane te futbollistit Ermir Meti ne minuten e 25-te. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.
Ne fillimin e se dytes “Djelmnia” do te barazonte pikerisht ne minuten e 48-te me ane te futbollistit Rigerto Çezma, nderkohe qe ne minuten e 80-te do te shenonte edhe gplin e dyte dhe te fitores me ane te futbollistit Ermal Doçaj. Perfundimisht 2-1 ne favor te saj.
Me kete fitore, “Djelmnia shkodrane” U17 eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke u ngjitur ne vendin e dyte te renditjes, ndersa KF Shkodra mbetet me 30 pike dhe kalon ne vendin e trete, nderkohe qe renditja kryesohet nga ekipi i Flamurtarit./SHKODRA-SPORT.COM/
KF SHKODRA U17- DJELMNIA SHKODRANE U17 1-2
Golat: Meti/ Çezma, Doçaj
KF SHKDORA U17: Shkambaj, Meti, Medha, Bizi, Ymeraj, Rrahi, Gjylbegaj, Volumi, Taramani, Danaj, Gelqerja. U aktivizuan edhe Mehja e Skuqaj.
DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj dhe Ndrevashaj. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Preçeja, Hotaj dhe Bregu.
Arbitra: Bekris Dragusha, Indrit Myrtja, Jena Mala (Shkoder)