Marash Kumbulla është një thesar për Veronën. Mbrojtësi kuqezi ka zhvilluar 18 paraqitje këtë sezon me klubin e Serisë A, duke befasuar të gjithë me vendosjen në fushë.

Mbrojtësi tanimë vlen plot 25 milion euro sipas faqes së njohur “Transfermarkt”.

Vetëm pak javë më parë, djaloshi mbushi të 20-at duke qenë një nga talentet më të mëdhaja të futbollit italian. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi tanimë është një thesar për Veronën, që ka pasur shumë kërkesa për Kumbullën.

Inter, Juventus, City, Dortmund e United, janë disa nga “Big-ët” që i janë vënë pas lojtarit me origjinë nga Shkodra. Verona padyshim qe do te kerkoje te perfitoje sa me shume prej ketij lojtari i cili eshte e sigurte qe nuk do te jete sezonin e ardhshem pjese e Verones.