Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne “Kukes Arena” ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise eshte mbyllur ne barazim 0-0 dhe pergjithesisht per gjate 95 minutave qe ka zgjatur, ka qene nje perballje e qete ne fushen e lojes dhe jashte saj.

Por ne fakt ajo qe ndodhi pas vershellimes se fundit te arbitrit Kridens Meta ka qene teresisht e pakuptueshme. Nje numer i madh tifozesh kukesiane, kane zbritur nga shkallet e stadiumit dhe kane zbritur ne fushen e lojes. Aty ku ishin ende edhe arbitrat e ndeshjes, edhe futbollistet e Vllaznise.

Nje veprim teresisht i panevojshem, por per fat te mire mosha e shume prej atyre tifozeve ka qene e vogel dhe futjen ne fushe e kishin thjesht per argetim. Pyetja lind, kush do te pergjigjej nese keta tifoze do te shkaktonin ndonje incident? Kush do ta merrte pergjegjesine nese i ndodhte diçka futbollisteve te Vllaznise apo arbitrave te ndeshjes?

Delegati i ndeshjes Bujar Pregja ka kerkuar vazhdimisht nga forcat security te merrnin masat e duhura per boshatisjen e fushes por ne fakt kjo nuk ka ndodhur per minuta te tera.

Videoja e meposhtme e “Shkodra Sport” e tregon me se miri situaten e krijuar pas ndeshjes se sotme ne stadiumin e qytetit te Kukesit me tifozet e kesaj skuadre: