Dy ndeshjet e fundit te Vllaznise kane bere qe edhe ata skeptiket te ndryshojne mendim per te. Skuadra shkodran pas asaj me Kukesin, eshte paraqitur shume mire edhe ndaj Tiranes duke marre nje barazim me shume vlere dhe jo vetem kaq, sepse perpos pikes, ka rene ne sy edhe loja e mire e saj.

Nderkohe tashme edhe vete kundershtaret kane filluar ta marrin shume seriozisht Vllaznine. Njeri prej tyre eshte edhe Gentian Muça. Ish- kapiteni i Tiranes qe tashme drejton ekipin U21 te bardhebluve, eshte i mendimit se kuqeblute do jene pretendente te forte per titullin kampion.

Nje deklarate te tilla per gazeten “Shkodra Sport” ai e ka bere diten e sotme kur ishte pikerisht ne kryeqendren e Veriut per te luajtur ndeshjen e kampionatit ndaj Vllaznise me ekipin e tij te cilen e humbi ne shifrat 1-2.

“Të gjithë e vlerësuan si ndeshjen më të mirë që kampionati shqiptar ka zhvilluar deri tani, pavarësisht se ishte një ndeshje pa gola, imagjino të kishte pasur gola. E mbështes Tiranën, por të gjithë e dimë se Vllaznia ka vërtet potencial dhe mund të mbënte shumë më mirë.

Ajo cka më bën përshtypje mua dhe ndoshta këtë pyetje ju ja bëni dhe vetes, që pse Vllaznia nuk shfaqet me të tjerët ashtu si me Tiranën. Sigurisht që edhe Vllaznia është një pretendente kryesore për titull, duke pasur dhe ajo organikën për ta arritur dicka të tillë”./SHKODRA-SPORT.COM/