Gati nje vit me pare si kapiten i Vllaznia U21 ngriti lart kupen e ekipit kampion. Me pas, gjerat nuk shkuan ashtu si duhet per te dhe ishte gati ta linte futbollin. E kemi fjalen per futbollistin e talentuar Egzon Shimaj, i cili pas ofertes se presidentit te Basanias vendosi te behej pjese e saj, duke besuar tek projekti per ngjitjen nje kategori me lart.

Dhe te dielen ky ekip ia doli te siguronte vendin e pare ne grupin A dhe te siguronte ngjitjen ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. Egzon Shimaj duket shume i lumtur qe ishte pjese e ketij suksesi dhe beson se Basania mund te beje mire edhe ne te ardhmen.

“Normalisht ishim përgatitur për këtë ndeshje dhe më në fund ia dolëm. Ishtë një ndeshje e vështirë, pasi Arnisa ka një ekip pretendent, pavarësisht se kishte dalë jashtë objektivave. Luajtën fort, por në fund ne ia dolëm.

Jemi një skuadër shumë e fortë. Normalisht edhe vitin tjetër do të pretendojmë pse jo të ngjitemi përsëri një kategori më lart. Këtë vit ishim shumë ekipe që luftonin për vendin e parë, por ne arritëm ta fitonim. Mua me duket se me ndjekin kupat, vitin e kaluar e fitova me Vllaznia U21 dhe sivjet me shume mundesi do ta fitoj me Basanian, kjo eshte diçka shume e bukur”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e futbollistit Egzon Shimaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: