Elseid Hysaj ka qenë protagonist në fitoren e Napolit, teksa ka asistuar për golin e dytë të shënuar nga Lorenco Insinje në minutën e 72-të.

Shkodrani u aktivizua si mbrojtës i majtë në paraqitjen e sotme, teksa ka bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Golin e parë për skuadrën e Ançelotit e shënoi Ounas në minutën e 3-të. Me fitoren e sotme skuadra e kaltër u ngjit në kuotën e 18 pikëve.

6 më pak se Juventusi kryesues. Sfidën e radhës Napoli do ta zhvillojë në transfertë ndaj Udinezes.

https://twitter.com/NapoliAndNaples/status/1048990707313205249?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1048990707313205249&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-fantastik-hysaj-asist-dhe-spektakel-si-mbrojtes-i-majte%2F