Ka provuar te luaje ne disa vende te Botes perveçse ne vendlindjen e saj- Amerike, se fundi ne Islanden e larget, megjithate te Vllaznia, ndonese ka vetem pak dite ne Shkoder, po e shijon shume kete pervoje.

Melissa Alison Garcia eshte 29 vjeçe dhe luan ne repartin e sulmit. Ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport” sot pas prezantimit ajo ka thene nder te tjera se te Vllaznia po e shijon “futbollin me te mire qe ka bere ndonjehere. Ja si eshte shprehur ne fjalen e saj ajo:


– Melissa, cila eshte arsyeja qe zgjodhet Vllaznine?

Të jem e sinqertë, është shumë mirë këtu, është ambienti më i mirë që kam parë ndonjëherë me ndonjë ekip. Po e shijoj jashtëzakonisht në futbollin më të mirë që kam bërë ndonjëherë.

– Çfare ju ben pershtypje me shume tek ekipi?

Ambienti i ekipit, atmosfera dhe mikpritja që më kanë bërë është dicka që e çon shumë përpara ate dhe kjo më bën të punoj shumë.


– Vllaznia kerkon kualifikimin ne turin e dyte te Liges se Kampioneve dhe per ta bere kete, duhet patjeter te shenoje. Premtoni gola ju si sulmuese?

Për të shënuar jam këtu. Ambienti po më bën të luftoj dhe të punoj shumë më shumë dhe vajzat e meritojnë.

– Jeni e bindur tek kualifikimi?

Besoj shumë që do të kalojmë, kemi punuar shumë në fushë, kemi punuar shumë bashkë dhe besoj se kjo do na çojë shumë përpara./SHKODRA-SPORT.COM/