Vllaznia U-20 mori titullin kampion në volejbollin e femrave, duke mundur Partizanin në finale. Për këtë fitore, ka folur edhe kapitenia e skuadrës, Sarah Beci. Kapitenia Beci shfaqi të gjithë gëzimin e saj për titullin kampion.
“Ishte një ndeshje finale domethënë, që na shkoi shumë mirë, edhe pse emocionuese, sepse shkoi me pesë sete, por falë Zotit ia arritëm, falë mundit tonë. Falënderojmë trajnerët, falënderoj të gjitha vajzat për këtë arritje që bëmë sot.
Jemi shumë të kënaqur, pasi kemi arritur objektivat tona. Ishte objektivi jonë titulli kampion dhe ia dolëm.
Fitoren e titullit ia dedikoj familjes time, sepse më kanë mbështetur gjithmonë për çdo ndeshje. Domethënë, kanë qenë krah për mua dhe ia dedikoj atyre.
E ardhmja? Le ta shohim, por besoj se te Vllaznia për momentin. Ishte viti i fundit tek U-20. Tani do kaloj tek ekipi i të rriturave, që shpresojmë në rezultate sa më të mira”,-mbylli prononcimin e saj, kapitenia e Vllaznisë U-20, Sarah Beci.
Maringlen ZHIVANI