Skuadra shkodrane do të ketë një mungesë të rëndësishme mesa duket për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kamzës.

Kur u duk se gjërat po shkonin mirë edhe sa i takon dëmtimeve apo kartonave, ka dalë një problem.

Bëhet fjalë për atë të mesfushorit nigerian Nurudeen Orelesi. Ai u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes në Vlorë dhe për këtë arsye, në pushimin e saj i la vendin Krymit.

Fillimisht u mendua se nuk ishte diçka serioze por sot ka rezultuar ndryshe.

Shkalla e dëmtimit duket më serioze sesa mendohej dhe për këtë arsye, trajneri Gjoka ka filluar t’i bëjë planet pa këtë lojtar.

Gjithsesi do të jetë edhe dita e nesërme që do të vendosë për këtë gjë por gjasat janë që Vllaznia të mos e mendojë si të gatshëm këtë lojtar.
© shkodrasport.com