Flori Spahija është një ndër mbrojtësit me shumë të ardhme tek Vllaznia U19. Ai ka patur një progres të madh në lojën e tij nga viti në vit dhe padyshim që ka shumë për të dhënë sërish për ngjyrat kuqeblu.
Në një intervistë për “Shkodra Sport”, mbrojtësi 18-vjeçar foli për ecurinë e ekipit në kampionat dhe synimet për të ardhmën e tij.
“Të shtunën luajmë ndaj Partizanit dhe besoj se do marrim fitore. Besoj se po gëzojmë një formë të mirë si grup së bashku.
Ne si skuadër synojmë që në fund të sezonit të dalim me trofe, pasi jemi një grup i mirë brenda.
Në rradhë të parë, ne profesor Sinanin e kemi shok, pastaj trajner.
Kjo gjë na ka shërbyer më tepër dhe na ka lidhur si grup së bashku”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznia U19, Flori Spahija.
Maringlen ZHIVANI
Për ta ndjekur intervistën të plotë, ndiqni videon më poshtë.