Entuziazmi për ndeshjen para Shqipëri-Poloni është i jashtëzakonshëm dhe i një niveli që kishim kohë e parë. Kjo e thënë jo vetëm me fjalë, por edhe e bazuar në fakte.

Mjafton që t’ju kujtojmë se 22.000 biletat për ndeshjen në “Air Albania” janë shitur në pak ditë. Shqiptari e ka për zakon që t’i hap derën e shtëpisë miqve dhe t’u jap bukë për të ngrënë.

Por në “Air Albania” duhet të jemi të kujdesshëm, që të respektojmë mikun deri në pikën që e takon, pa e ekzagjeruar.

E për këtë arsye komentatori i njohur në vendin tonë, Ylli Aga, vjen me një ide origjinale në transformimin e këngës: “Mirëmbrëma zoti shtëpisë, a ke gola me na dhënë?”. /Sport Ekspres/