Ka mberritur dje per here te pare ne Shqiperi dhe menjehere ka marre rrugen drejt Shkodres, qytet ne te cilin i kane mjaftuar disa ore per te kuptuar se kjo nuk do te jete hera e vetme qe ai do te vije ketu. E kemi fjalen per nje nga emrat me te medhenj te historise se boksit boteror, amerikanit Roy Jones Jr.

Ai eshte i ftuari VIP i promotorit Mondi Ndou dhe i organizatoreve te tjere te turneut “Fists of Fire” 2 qe do te zhvillohet mbremjen e shtunes ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Roy Jones Jr. ka dhene pasditen e sotme nje prononcim per mediat teksa ka folur edhe diçka rreth arritjeve te karrieres se tij te ndritshme.

“Me pelqen te udhetoj shume dhe jam i lumtur qe tashme po vizitoj edhe Shqiperine. Per me teper me pelqen per faktin qe jam ne Shkoder, ne nje qytet ku e duan shume boksin, me ben edhe me shume te lumtur. Kam vetem pak ore ketu, por njerezit duken te mrekullueshem dhe me kane bere te ndihem si ne shtepi. Si rrjedhoje nuk e perjashtoj mundesine qe te vij serish dhe mbase te kem edhe ndonje bashkepunim tjeter me promotorin Mondi Ndou dhe koleget e tij.

Sa i takon karrieres time dhe sukseseve qe kam arritur, dua te them se nuk ka qene aspak e lehte te shpallem kampion bote ne 4 pesha te ndryshme por e kam bere vetem fale perpjekeve dhe sakrificave te shumta, per te krijuar edhe modelin e nje sportisti te suksesshem dhe shpresoj shume qe te jem frymezim edhe per brezin e ri, megjithese tashme kane ndryshuar shume gjera.

Karriera ime ka zgjatur mbi 30 vjet dhe ka ndodhur keshtu sepse nuk kam abuzuar me veten, kam patur Zotin mbi gjithçka dhe ne fund te dites ja kam arritur. Sa i takon ardhjes ne Shkoder, kam mesuar se ketu njerezit e duan shume boksin dhe po mendoj se do te ishte diçka shume e bukur te bashkepunoja me ta”- eshte shprehur njeriu qe eshte shpallur Roy Jones Jr.

Te plote prononcimin e ish- kampionit te botes, por edhe te sportistes se tij Ikram Kerwat dhene gjate konferences se sotme per shtyp mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: