Fanellen e Vllaznise ne 102 vitet e saj e kane veshur nje mori e madhe sportistesh te cilet jane munduar te japin me te miren per kete skuader dhe per ngjyrat kuqeblu te saj.

Njeri nder ta eshte edhe ish- portieri i viteve ’60-70 Ahmet Meta. Ne nje rrefim per “Shkodra Sport” ai ka folur per gjithçka sa i takon karrieres se tij, qe nga hapat e pare dhe deri tek periudha e para pak viteve kur hoqi dore edhe nga detyra e trajnerit.

“Veshja e fanelles se Vllaznise ka qene realizimi i endrres time te madhe te femijerise. Ka qene nje kenaqesi jashtezakonisht e madhe dhe padyshim qe me ka bere te lumtur”- thote nder te tjera ish- portieri i Vllaznise kampione te sezonit 1973-74.

Por ne fakt Meta kujton edhe momente te veshtira te karrieres se tij ku ai qe e kujton ende sot, eshte menyra si e detyruan te largohej nga futbolli, kur ende nuk i kishte mbushur 28 vjeç.

Per te gjitha keto, ai ka folur ne rrefimin e tij dhene per gazeten “Shkodra Sport”, interviste te cilen mund ta ndiqni ne kanalin tone ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: