U rikthye serish ne fushe pas demtimit te pesuar pak jave me pare dhe trajneri Josa i besoi disa minuta ne sfiden e sotme ndaj Bylisit. Fjoart Jonuzi madje arriti te shenonte edhe golin e dyte te ndeshjes duke kontribuar ne fitoren 2-1 te Vllaznise.

Megjithate mesfushori kukesian i kuqebluve nuk duket shume i kenaqur nga ky rikthim me gol. Kjo ngaqe skuadra vuajti deri ne sekondat e fundit per te marre fitoren dhe te mendosh qe ne minuten e 82-te rezultati ishte 2-0 per Vllaznine, kjo e rendon disi pergjegjesine per secilin prej futbollisteve.

“‘Normalisht që jam i kënaqur për golin dhe për ekipin, por mendoj se e ndërlikuam pak ndeshjen dhe mendoj se duhet të punojmë shumë të kjo pjesë, si te ajo psikologjike dhe te ajo e vendosjes, sepse nuk duhet rrezikuar ndeshja në rezultatin 2-0 në minutat e fundit.

Ishim të kujdesshëm, na duhet trepikëshi dhe ia dolëm ta merrnim. Kemi ende shume gjera per te rregulluar ne vijim, megjithate e rendesishme eshte qe per momentin te marrim disa pike dhe te kemi qetesine e duhur”- eshte shprehur Jonuzi.

Te plote prononcimin e tij te dhene per gazetaret pas ndeshjes se sotme, mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: