Diten e djeshme ka nisur ne Shkoder kampionati kombetar i boksit per U16 dhe U18, kampionat ky qe po zhvillohet ne Shkoder me pjesmarrjen e boksiereve me te mire te vendit per keto grupmosha.
Ne keto dy ditet e para ne ndeshjet qe po zhvillohen ne palestren e boksit te Vllaznise, jane verejtur ndeshje me shume rivalitet, çka tregon se me moshat sporti i boksit vazhdon te jete ne rregull dhe perpos cilesise, ka edhe masivitet.
Pasditen e sotme jane zhvilluar ndeshjet gjysmefinale te grupmoshes U16 ku kane spikatur dy prej tyre shume te forta qe kane dhuruar nje boks shume te bukur. E para ka qene ajo e peshes 66 kg kur Jurgen Lazri i ekipit te Beselidhjes u vu perballe Frenk Balit te Studentit.
Ka fituar ne fund me rezultatin e paster 3-0 boksieri Jurgen Lazri i cili eshte vetem 14 vjeç, por konkurron me sportiste dy vjet me te medhenj ne moshe. Ai eshte kampion aktual me moshen e tij dhe ne kete kampionat ka fituar edhe dje, edhe sot dhe natyrisht qe do te synoje te fitoje neser titullin kampion te kesaj peshe.
Kujtojme qe ky boksier ka marre pjese edhe ne Kampionatin Europian te moshave dhe ka bere nje paraqitje shume te mire duke u paraqitur denjesisht ne ndeshjet qe u zhvilluan ne Itali.
Nderkohe ndeshje te tjera te bukura te dites se sotme kane qene edhe ato te peshes 63 kg ku Tonin Prela i Beselidhjes fitoi me nokaut ndaj Santino Muçollarit te Tiranes. Po ashtu, ka spikatur edhe boksieri i Vllaznise Renato Gurra qe fitoi me rezultatin e paster 3-0 ndaj Eneo Meta te Teutes ne ndeshjen e peshes 80 kg.
Finalet do te zhvillohen diten e neserme dhe kuptohet qe priten te tjera sfida interesante, ashtu siç priten edhe finalet e Kupes se Shqiperise per te rritur qe do te zhvillohen po neser./SHKODRA-SPORT.COM/