Muaji prill do të jetë shumë i ngjeshur për atletikën shqiptare sepse do të zhvillohen njëri pas tjetrit disa aktivitete të rëndësishme kombëtare.

Ato do të startojnë që ditën e nesërme kur do të zhvillohet kampionati kombëtar i 13 dhe 15 vjeçarëve, për t’i lënë vendin javën e ardhshme kampionatit të 18 vjeçarëve, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe Kupa e Shqipërisë për të rritur.

Pikërisht për këtë arsye, “Shkodra Sport” ka intervistuar sot kryetrajnerin e ekipit të Vllaznisë Albert Marashi i cili është ndalur që tek garat e nesërme.

Në prononcimin e tij për gazetën tonë, ai ka thënë se Vllaznia do të udhëtojë me përbërje të plotë për në këtë kampionat dhe objektivi padyshim që do të jetë fitimi i titullit kampion me këto grupmosha.

Por për më shumë, ndiqni më poshtë videon e prononcimit të trajnerit Marashi dhënë për “Shkodra Sport”: