Vllaznia në futboll për femra shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Champions-it.

Pas barazimit 1-1 ndaj lituanezeve të Gintrës, skuadra shkodrane u rendit e para në grupin 10 paraeliminator duke fituar të drejtën të jenë pjesë e 32 ekipeve më të mira të kontinentit.

Në fundin e takimit të sotëm, nuk ka munguar as festa me flamurin shqiptar si dhe një kërcim special që është duke bërë xhiron e internetit. Ne te shfaqen Doçi, Maliqi, Gjergji, Lufo dhe Bajraktari duke kercyer.

Teksa ekipet e meshkujve dështuan në Europë këtë sezon, për të bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë botës kanë menduar femrat e Vllaznisë, të cilat meritojnë përgëzimet më të sinqerta për këtë sukses historik të arritur.