Vllaznia ka zhvilluar dy ndeshje miqesore deri tani ne pergatitoren qe po ben ne Austri dhe ne te dy ato, Liridon Latifi nuk ka luajtur asnje minute sepse trajneri Josa nuk e ka perfshire ne planet e tij. Arsyeja ka qene e thjeshte: Lojtari eshte bashkuar vone me skuadren ne stervitje dhe i duhet ende kohe per te kapur formen me te mire.
Por çfare ben aktualisht sulmuesi anesor nga Prishtina? Siç shikohet edhe nga videoja e meposhtme, Latifi gjate dites se djeshme, pikerisht ne paradrekten para ndeshjes miqesore, eshte pare ne fushen e stervitjes duke zhvilluar nje stervitje intensive nen kujdesin e pergatitesit atletik Mihail Tzokov.
Siç shikohet edhe nga videoja, ndonese ne Austri dje temperaturat kane qene te uleta dhe po ashtu ka patur reshje shiu, ato nuk e kane penguar Latifin te vrapoje pafund. Deshira e tij eshte per te kapur sa me pare formen optimale.
Stafi teknik ka vërejtur se ai ende s’e ka arritur kondicionin e duhur fizik dhe kanë menduar ta lënë të punojë, në mënyrë që të mund të jetë gati për sfidën e turit të dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova. Nderkohe nga dita e sotme, mesohet se Latifi eshte bashkuar ne stervitje me grupin, çka do te thote se parametrat e tij fizike po rriten dhe kjo eshte nje gje e mire dhe per Josen./SHKODRA-SPORT.COM/