Lajmi i publikuar prej disa ditesh nga “Shkodra Sport” eshte konfirmuar diten e sotme edhe nga vete Klubi i Futbollit Vllaznia. Elvis Plori eshte emeruar ne detyren e trajnerit te ekipit U21. Por ajo qe nuk ishte marre vesh deri me sot, ka te beje me faktin se ai do te mbuloje edhe rolin e promovuesit te talenteve te Akademise Vllaznia.

E gjitha eshte zbuluar permes nje publikimi te vete klubit shkodran permes faqes zyrtare te tij, ku behet e ditur njekohesisht se puna e Plorit me ekipin U21 do te startoje te merkuren e ardhshme. Ja njoftimi i plote i kuqebluve:

ZYRTARE

KF Vllaznia bën të ditur se ka emëruar z. Elvis Plori në postin e trajnerit të ekipit U21. Njëkohësisht ai do të kryejë edhe punën e promovuesit të talenteve të Akademisë tonë.

Plori do të nisë punën me ekipin U21 nga e mërkura e ardhshme dhe ne i urojmë suksese në detyrën e tij të re!