Qatip Osmani nuk ka ardhur i vetem ne Shkoder. Bashke me te eshte edhe Bashkim Livoreka, krahu i tij i djathte. Nje njeri qe e njeh mire sepse kane luajtur bashke futboll dhe po ashtu punojne bashke edhe prej 15 vitesh si trajnere.

Gjate dites se sotme eshte prezantuar para mediave edhe numri 2 i pankines shkodrane i cili eshte shprehur ne kete menyre: “Jemi te vetedijshem se kemi ardhur ne nje nga klubet me te medhenj te Shqiperise. Kemi marre jo pak informacion per Vllaznine gjate ketyre diteve, por futbollin shqiptar ne pergjithesi e njohim sepse e kemi percjelle rregullisht permes televizionit.

A presim nje reagim neser nga skuadra? Kete nuk mund ta themi me siguri sepse eshte nje kohe shume e shkurter qe e drejtojme kete ekip. Perpos kesaj, eshte nje handikap gjithmone marrja e drejtimit te tij ne kete periudhe sepse kemi preferuar gjithmone t’i marrim ekipet ose ne fillim te sezonit, ose ne gjysmen e tij.

Kemi biseduar edhe me shef Qatipin dhe mendoj se bashke me drejtuesit do te mundohemi te marrim 2-3 lojtare ne janar, lojtare te mesfushes dhe me nje kreativitet me te madh. Mendoj se Vllaznia eshte ndertuar mire, por gjithmone skuadrat gjate rruges se tyre konstatojne se disa nga lojtaret e ardhur mund te mos japin ate qe pritej dhe normalisht duhen bere ndryshime.

Ende nuk e kemi vendosur per formacionin, kemi informacion per çdo lojtar sepse kemi biseduar gjate me koleget e tjere te stafit dhe do te mundohemi te bejme diçka. Kuptohet qe nuk mund te ndryshojme shume gjera sepse ne 11 dite kemi 3 ndeshje per te luajtur dhe po ashtu kemi edhe disa lojtare te demtuar, megjithate premtojme se do te bejme me te miren. Nje start me fitore neser do te na ndihmonte shume per vazhdimesine”./SHKODRA=SPORT.COM/