Futbollisti shkodran Klejdi Paloka është shfaqur si protagonist në ndeshjen e djeshme me ekipin e tij Vushtrria teksa jo vetëm ka bërë mirë detyrën e tij në mbrojtje, por edhe është shfaqur si golashënues në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Trepçes.

Ka qenë minuta e tretë e ndeshjes kur pas një goditje këndi, ai ka kërcyer saktë me kokë para mbrojtësve dhe e ka dërguar topin në rrjetë duke e bërë të pavlefshme edhe hedhjen e portierit kundërshtar, shkodranit tjetër Kristian Rroku.

Një gol që i ka hapur rrugë fitores 4-1 të Vushtrrisë në këtë përballje dhe mban e vetme vendin e parë të renditjes me 34 pikë. Klejdi Paloka është shndërruar në një pikë të fortë për këtë ekip dhe si rrjedhojë po e justifikon besimin e stafit teknik.

Ky është sezoni i tij i parë në futbollin kosovar për Palokën i cili seezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Burrelit. Por ngaa ana tjetër, tek Trepça përveç portierit Rroku, është edhe një tjetër futbollist shkodran, pikërisht mbrojtësi Gabriel Rroku që këtë herë ishte në pankinë.

Më poshtë keni edhe videon e golit të shënuar nga mbrojtësi shkodran i Vushtrrisë Klejdi Paloka: