Ne ndeshjen e djeshme Vllaznia- Partizani ka qene e pranishme ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” edhe ish- sulmuesja kuqeblu Megi Doçi. Ajo ka shfrytezuar ardhjen ne Shqiperi per grumbullimin me kombetaren dhe sigurisht qe nuk mund te qendronte pa qene afer ish- skuadres se saj.

Pas perfundimit te ndeshjes qe u mbyll me fitoren 3-0 te Vllaznise, ajo ka dhene edhe nje interviste per mediat ku ka folur per ate sesa i mungon Vllaznia, por edhe ambjentin me kampionatin turk dhe skuadren e saj te re- Gallatasarajn.

“Per mua eshte emocion te rikthehem ne Shkoder sepse kjo fushe eshte ajo ku kam dhene gjithçka dhe ku une jam rritur. Jam e lumtur qe pashe ekipin dhe ekipi ma shperbleu me nje fitore. Une kam ardhur per grumbullimin me kombetaren dhe shpresoj te na ece mire.

Tek Gallatasaraj po pershtatem çdo dite e me shume dhe shpresoj qe shume shpejt te gjej edhe golin. Ka nje ndryshim shume te madh mes kampionatit shqiptar dhe atij turk sepse tek ky i fundit po investohet shume nga te gjithe ekipet. Ne jemi ne vend te pare dhe shpresoj te vazhdojme keshtu deri ne fund dhe te shpallemi kampion”.

E pyetur nese mund te jete trampoline skuadra e Gallatasarajt per te kaluar ne ndonje kampionat tjeter, Doçi do te pergjigjej:

“Per mua Vllaznia ka qene gjithçka dhe e kam treguar se nuk e kam nderruar asnjehere per para kete skuader me ndonje tjeter. Une doja nje eksperience te re dhe kjo ishte arsyeja qe u largova, por te shohim rruget tona mund te bashkohen serish shpejt. Per momentin jam e fokusuar tek skuadra aktuale- Gallatasaraj, te ciles do te mundohem t’i sherbej ne menyren me te mire te mundshme dhe me pas do shohim”.

Te plote prononcimin e kapitenes se ekipit tone kombetar Megi Doçi mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: