Nedim Bajrami ishte protagonisti kryesor i Kombëtares shqiptare në sfidën me Çekinë me supergolin e realizuar në minutën e 66’.

Duket se ky gol ka marrë vëmendjen e UEFA-s, e cila e ka nominuar për të fituar “Goli i Raundit”.

Në garë me mesfushorin shqiptar janë edhe Sandro Volfinger i Lihtenshtainit, Robert Levandovski i Polonisë dhe Aurelo Tçuameni i Francës.

Kjo është hera e tretë radhazi që një gol i Shqipërisë nominohet për golin më të bukur të raundit, pas realizimeve fantastike të Asanit me Moldavinë dhe Asllanit me Ishujt Faroe, ku të dyja dolën fituese.

https://twitter.com/EURO2024/status/1700632844714770527?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1700632844714770527%7Ctwgr%5E30991ef8f0469b9ccd86a697b74118422bc4f8f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-ne-gare-me-levandovskin-dhe-talentin-e-realit-perla-e-bajramit-nominohet-per-golin-e-raundit%2F