Në kampionatin e Maqedonisë së Veriut është luajtur sot java e 29-të. Një raund që me të vërtetë e ka shndërruar luftën për titull me të vërtetë spektakolare. Kjo pasi 4 javë nga fundi, 3 ekipe janë në garë për kampion. Struga në kuotën e 58 pikë, Shkupi me 58 dhe Shkëndija me 55 do diskutojnë deri në fund për triumfin.

Pikërisht këta të fundit kanë fituar përballë Gostivarit me shifrat 4-1. Ku më i spikaturi i takimit ishte Erald Çinari. Sulmuesi shkodran ka dhuruar “show” në duelin e javës së 29-të. Që në minutën e parë të ndeshjes, ku nxorrri përballë portierit kundështar, Shalën me një asist fantastik. I cili nuk gaboi duke dërguar shifrat në 1-0.

Po ashtu në golin e dytë të shënuar nga Shkëndija, Çinari do ishte sërish protagonist. Ku një devijim i Shales do sillte dyfishimin e kuqezinjëve. Nuk do ndalej me kaq ish-sulmuesi i Vllaznisë. Në minutën e 54-ët me një krosim fantastik, ai propozoi kundër portierit, Ademin. Sulmuesi i Shkëndijë nuk gaboi duke shënuar golin e tretë me kokë.

Për ti vënë “kapak” performancës së tij, 27-vjeçari do shënonte edhe personalisht në minutën e 88-të. Ky ishte goli i pestë për Çinarin këtë sezon, ku ai ka dhuruar edhe 9 asiste për shokët e skuadrës.

Duke qenë një nga lojtarët më të spikaturit të kampionatit dhe me 4 javë nga përfundimi i edicionit, skuadrq e shkodranit është totalisht në garë për fitimin e titullit kampion./www.shkodrasport.com/

66ac9d37-f5cb-4025-8d85-45fccde24242