Pak kush ia ka dëgjuar emrin dhe ndoshta pak e njohin në Shqipëri. Quhet Franesco Tahiraj, me orgjinë nga Vlora por i lindur në Itali. Është 22 vjeç, karrierën e ka nisur tek akademia e Juventus, ka luajur për Torinon dhe prej disa sezonesh është transferuar në Slloveni, ku aktualisht luan me skuadrën e Aluminij.

Luan si sulmues në krahun e djathtë, dhe në 16 javë kampionat ka shënuar 7 gola dhe asistuar në tre të tjerë. Të fundit gol me peshë për ekipin e tij, e shënoi sot ndaj Olimpija Ljubljana.

Ishte minuta e 55` e ndeshjes së vlefshme për kampionatin slloven, kur Tahiraj tundi rrjetën duke shtuar nurmin e golave në fitoren e thellë, 6-2 të skuadrës së tij, që tashmë ndodhet në vendin e tretë në kampionat dhe ndjek Mariborin, që kryeson, dhe skuadrën që sot e mundën me rezultat tenistik.

https://twitter.com/SportalGoool/status/1068867117754273792?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1068867117754273792&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fne-kombetare-e-kane-harruar-francesco-tahiraj-golashenues-ne-slloveni%2F

Francesco Tahiraj ka një të shkuar edhe me ekipet kombëtare të Shqipërisë, ku për herë të parë është grumbulluar me U-17 në vitin 2012, një ndeshje e luajtur një gol i shënuar. Më pas është grumbulluar me U-19, dy ndeshje të luajtura dy gola të shënuar në vitin 2014.

Pas këtij momenti talenti shqiptar është lënë në harresë, askush nuk është kujtuar ta thërrasë në grumbullimet e ekipit U-21, ndoshta edhe në Kombëtaren A. Gjithsesi, me shtatë gola të shënuar dhe tre asiste në 16 javë, Tahiraj duhet të ketë zgjuar skautët e kombëtares, që ai të jetë pjesë e Shqipërisë vitin e ardhshëm./telesport/