E ka nisur “finalen” ndaj Arnises nga stoli, megjithate nuk ka qendruar pasiv por nga pankina dhe vendi ku po bente nxemjen, ka vijuar t’u jape zemer e t’i inkurajuar shoket e ekipit ne perpjekjet e tyre per te permbysur rezultatin dhe per te fituar ne fund me shifrat 2-1.

Oltion Drabeja ne fakt ka luajtur disa minuta ne kete ndeshje dhe ka patur nje shans te arte per te shenuar vete golin e trete dhe per ta mbyllur takimin, por kjo nuk ndodhi. Megjithate ne fund e rendesishme ishte fitorja dhe gezimi per arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e dyte te ekipit te Basanias.

Duke folur per “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje, Drabeja do te shprehej: ‘Më vjen shumë keq që nuk e shënova golin e tretë. Gol me te cilin do te vulosja fitoren dhe nese do ta shenoja, do ia dedikoja nuses time qe sot ka ditelindjen. Megjithate edhe fitoren ia dedikoj asaj.

Është pjesë e karakterit tim të jem gjithmonë aktiv, ndonëse mund të jem edhe në stol. Basania është gjithçka për mua, një familje. Më kanë pritur shumë mirë, në ekip është një frymë e jashtëzakonshme dhe e them me bindje se Basania do të shkojë shumë larg.

E kam besuar qe ne fillim se do ta arrinim kete sukses, per menyren si punohet, si eshte krijuar ky grup, duke pare trajnerin, presidentin etj. Tashme na ka mbetur te fitojme edhe finalen dhe t’ia bejme kupen dhurat presidentit”.

Te plote prononcimin e futbollistit te Basanias Oltion Drabeja mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: