Vllaznia fitoi 1-0 me Partizanin ne kuadrin e javes se tete te kampionatit. Në “Loro Boriçi” vendosi një gol i Dilaver në minutën e 87 të takimit, ndërsa shkodranët vijojnë të ruajnë kryesimin pas tetë javësh të zhvilluara.

Duket se trajneri Brdaric ka bërë një punë për t’u lavdëruar dhe kjo konstatohet ne shume drejtime. Megjithate ne do te ndalemi tek minuta e 93-te e kesaj ndeshje.

Për afro 40 sekonda, Vllanzia i ka “fshehur” topin Partizanit, duke zhvilluar kombinime fantastike me një takim. Tiki-Taka në Shkodër, ndërsa protagonist në fillim ishte braziliani Da Silva, që duket se ka sjellë pak Samba në Superligën shqiptare.

Nje video kjo qe eshte perhapur kudo dhe padyshim qe i ka entuziasmuar te gjithe ata qe e kane pare sepse kemi te bejme vertete me nje moment shume interesant.