Vllaznia e tij njeh vetem suksese. Edhe edicionin e ri te “UEFA Women’s Champions League” e nisi me fitore dhe ajo duket ne rruge te mbare per te perseritur suksesin e sezonit te kaluar. Presidenti Lazer Matija megjithate e ka te qarte se nuk do te jete aspak e lehte.

Vllaznia ka hasur probleme kohet e fundit dhe nje nga me kryesoret ka qene edhe mungesa e ndeshjeve miqesore e zyrtare, çka ka bere qe loja e skuadres te mos jete ende ne lartesin e duhur, por sipas tij nga ndeshja ne ndeshje gjerat do vijne duke u permiresuar.

“Çdo ndeshje ne keto nivele nuk eshte e kollajte dhe hapi i pare pozitiv qe hodhem duhet vleresuar sepse kishim perballe nje ekip kampion dhe jo nje ekip çfaredo. Nje loje e bukur qe ia vlente per t’u pare, por mendojme se ndeshja tjeter kur tashme e njohim edhe kundershtarin, do te jete me e veshtire.

Do te kemi perballe nje ekip mjaft te mire, megjithate hapi i pare pozitiv u hodh por te mos harrojme qe Vllaznia ishte nen presion sepse duke u luajtur ndeshjet ne qytetin tone ka nje pergjegjesi me shume. Ndoshta edhe ne planin taktik skuadra nuk u shfaq ashtu si duhet e kjo vjen ngaqe nuk kemi patur mundesi te zhvillojme ndeshje miqesore.

Repartet nuk u lidhen ashtu si duhet me njeri- tjetrin por per fat kjo nuk ndikoi ne rezultat sepse per gjate gjithe 90 minutave ekipi nuk e vuri ne dyshim fitoren. Vllaznia ka si objektiv gjithmone fitoren dhe keshtu do te jete edhe te shtunen ndaj Valur”- eshte shprehur Matija.

Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: