E drejton me shume pasion kete “krijese” te tij, per te sjelle edhe nje model ndryshe te funksionimit te nje klubi futbolli. “Basania FC” mbi te gjitha synon te sjelle qytetari edhe ne futboll dhe kjo mbi te gjitha fale ideve dhe vizionit qe ka themeluesi i saj, Ermir Shimaj.

Pas fitores se sotme 2-1 ndaj Permetit, ne Bushat ka patur feste. Kampionati i kategorise se trete per sivjet ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per skuadren e tyre dhe duket se objektivi eshte i qarte: Ngjitja nje kategori me lart.

Kete gje e deklaron ne prononcimin e tij per gazeten “Shkodra Sport” edhe vete presidenti Ermir Shimaj i cili vlereson shume punen qe po ben skuadra çdo dite ne stervitje.

“Jam i kënaqur me fitoren. E kemi nisur mirë me dy fitore rradhazi. Shpresojmë të mbajmë këtë ritëm. Jemi përkushtuar me të vërtetë shumë që ekipit të mos i mungojë asgjë, sidomos terreni. Besoj se me kushtet e ofruara nga aspekti infrastrukturor jemi me lart se ekipet e tjera të kësaj kategorie.

Jemi munduar t’i plotësojmë këto kushte. Shpresoj shumë që kategoria e tretë të jetë vetëm për këtë vit. E di mirë se tifozat kanë nevojë për një tribunë. Në fakt, doja ta bëja surprizë hapjen e një tribune, por me të vërtetë koha nuk ma lejoi. Jam totalisht i bindur se shumë shpejt do ta plotësojmë edhe këtë mangësi.

Jam me të vërtetë i lumtur me punën e djemve, me në krye trajnerin. Këtë sezon Basania nuk është vetëm pjesëmarrëse, por kemi hyrë me objektiva seriozë dhe të qarta. Jemi dekonspiruar që në ndeshjen e parë, por falë Zotit po ja dalim mjaft mirë. Ju siguroj se jemi përkohësisht në këtë kategori”- eshte shprehur numri 1 i klubit Basania.

Te plote prononcimin e presidentit Ermir Shimaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: