Vllaznia e volejbollit të femrave ka pësuar shumë ndryshime kohët e fundit. Ndryshimi i mënyrës së administrimit, largimi nga varësia e Bashkisë dhe kalimi në shoqatë me vehte, ka sjellë edhe një bizmesmen në krye të saj.

Ai është shkodrani Florian Zekja i cili duket se e ka marrë me shumë dëshirë këtë detyrë dhe premton të bëjë më të mirën për volejbollin shkodran. Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, ai ka shpjeguar edhe arsyet qe e çuan ta ndermerrte kete inisiative.

Ekipi i të rriturave prej disa ditësh është duke zhvilluar fazën përgatitore në plazhin e Velipojës dhe po bëhet gati për aktivitetin e parë, Kupën e Federatës që do të startojë më 24 shtatort. Presidenti Zekja, i pyetur nga “Shkodra Sport” në lidhje me objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri, do të shprehej:

“Normalisht qe ne nuk mund te hyjma ne kampionat me pretendimin per te zene vendin e dyte apo te trete. Jemi Vllaznia dhe padyshim qe do te futemi ne gare vetem per vendin e pare, megjithate duhet t’ia leme kohes sepse gara eshte e gjate, ekipet jane forcuar dhe ne fund te fundit, vetem nje ekip do te dale kampion”- eshte shprehur ai.

Ardhja e disa lojtareve cilësore në rradhët e këtij ekipi dhe puna shumë e madhe që po bën stafi teknik, pritet të japë frutet e veta në ecurinë e tij, megjithatë do të jetë sezoni i ri ai që do të tregojë më saktë ndryshimet që ka pësuar Vllaznia e volejbollit të femrave.

Te plote intervisten e presidentit Zekja mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: