Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj vazhdon te shenoje ne kampionatin e Uzbekistanit dhe sot ka arritur te koleksionoje golin e tij te 12-te. Si rrjedhoje, ai k a kontribuar edhe ne fitoren e rradhes te skuadres se tij Andijan.
Fitorja sotme ka qene me shume vlere. Andijan ka luajtur ne transferte ndaj Sogdiana dhe kjo e fundit ka shenuar e para me ane te Doriev qe ne minuten e 14-te. Pavaresisht perpjekjeve te miqve, goli i tyre i barazimit ka vonuar te vije ne jete.
Ne minuten e 79-te Andijan ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga sulmuesi shkodran Rubin Hebaj. Ai eshte treguar i sakte duke shenuar dhe duke barazuar shifrat. Por nderkohe 4 minuta para fundit, ka ardhur edhe goli i fitores me ane te Farkhod.
Perfundimisht 2-1 per Andijan eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve dhe mban vendin e gjashte ne renditje. Nderkohe Rubin Hebaj me 12 gola udheheq i vetem renditjen e golashenuesve me te mire duke lene ne vend te dyte serbin Dragan Ceran me nje gol me pak.
Gjergj KOLA