Dy sete si e barabarte me Tiranen, por ne fund eshte detyruar te pranoje humbjen. E kemi fjalen per ekipin e volejbollit te femrave te Vllaznise qe pasditen e sotme eshte ndeshur me vajzat bardheblu ne “Qazim Dervishi” dhe eshte mundur me rezultatin 3-0.

Duhet thene se ndeshja ka nisur me shume rivalitet dhe kete e tregojne edhe shifrat e rregjistruar ne fundin e setit te pare qe eshte mbyllur me rezultatin 27-25.

E njejta situate edhe tek i dyti qe mbyllet serish 26-24, teksa pikerisht ne momentet decisive te ndeshjes vihen re disa gabime elementare te volejbollisteve shkodrane, qe vinin natyrisht nga mungesa e pervojes.

Perballe nje kundershtari te perforcuar edhe me lojtare cilesore, Vllaznia nuk ia doli te rezistonte edhe ne setin e trete qe mbyllet 25-18 nga Tirana qe kesisoj fiton 3-0 dhe merr nje tjeter trepikesh me vlere./SHKODRA-SPORT.COM/